Samiti i Berlinit për Ballkanin: Në fokus, stabiliteti i rajonit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria gjermane konfirmon konferencën ballkanike që do të zhvillohet në Berlin e ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vucic dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi më 29 prill.Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, i japin një rëndësi të madhe stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Në qendër të bisedës do të jenë sfidat e veçanta të Ballkanit, e sidomos marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.Në takimin e 29 prillit do të priten edhe liderët e vendeve të tjera te Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë si dhe zyrtare te larte te Komisionit Europian.Takimi i pritshëm ne Berlin ka gjetur jehone ne mediat gjerman, te cilat nënvizojnë rëndësinë e stabilitetin te rajonit.Ndërkohe, kryeministri Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e po ashtu edhe presidentët Thaçi dhe Vucic.Nuk ka shume detaje mbi axhenden e bisedimeve, por fokusi kryesor i takimit pritet te jete integrimi i Ballkanit Perëndimor, si dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë per arritjen e nje marrëveshjeje përfundimtare.Samiti i Berlinit do te jete gjithashtu takimi i parë i nivelit të lartë qe nga pezullimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit pas vendosjes se taksës 100 perqind ndaj mallrave serbe nga qeveria e Haradinajt.
Recommended