Report TV - Botohen poezitë që shkroi Mehmet Muftiu në internim, e bija: Poezi për dashurinë

  • 6 years ago
Shkrimtari Mehmet Myftiu do ta lidhte fatin e tij me historinë e vendit të vet, që në moshën 12-vjeçare, kur përqafoi ngushtësisht Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Ndërsa, dje në datëlindjen e 88-të, miqtë e tij do të kujtonin internimin në kampin nazist në Prishtinë, e më tej internimin në periudhën komuniste në Shqipëri, ku lindi edhe romani ?Shkrimtari?, i pari roman disident i Lindjes, për të cilin regjimi e dënoi si reaksionar.

Por, para 65 vitesh ai shkroi edhe poezitë, që për herë të parë dritën e botimin e shohin në këtë përvjetor. ?Nuk i dua thinjat? është libri me poezi, i shkrimtarit që për 25 vite në diktaturë punoi në një kinkaleri si shitës cigaresh vetëm se guxoi të kundërshtonte regjimin. Vajza e tij, shkrimtarja Besa Myftiu, flet për rëndësinë e botimit të këtij libri

Këto janë të vetmet poezi që ka shkruar babai, gjysmën e tyre i ka shkruar në internim. Çuditërisht janë poezi për dashurinë, sigurisht ka dhimbje, por janë poezi për rininë, nënën, gjyshen, sikur në ato ditë që babai ishte në internim ka menduar për të gjithë njerëzit e dashur edhe ua ka ditur vlerën. Unë i kam lexuar qëkur kam qenë adoleshente.

Besa Myftiu, shkrimtare
Poezitë e Mehmet Myftiut vijnë në këtë botim të ri pa asnjë thinjë. Në to i këndohet dashurisë, rinisë, natyrës, shokëve të rënë, por edhe më të shtrenjtës në jetë, nënës... Në poezinë e tij, ai i shkruan dashurisë, ku tragjedinë më të madhe nuk quan ndarjen, por indiferencën. Ndërsa, nuk hoqi dorë nga idealet e tij as në periudhën e internimit.

Babai edhe internimin e nazistëve edhe të komunistëve e ka jetuar me shumë heroizëm, duke u munduar që të gjejë një forcë shpirtërore në idealin e tij. Ai thoshte gjithmonë, unë nuk jam viktimë, unë e kam zgjedhur fatin tim.

Recommended