Report TV - Rudina Hajdari: E nderuar që flas para jush si bija e Azemit

  • 6 years ago
Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, 19-vjet pas vrasjes së babait të saj, ka folur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo e ka quajtur nder dhe privilegj praninë e saj në Kuvend, duke theksuar se mosrespektimi i këtij institucioni është mosrespektim ndaj atyre që nuk janë sot.

Ajo u ndal edhe te qeveria e re, duke thënë se është fatale për Shqipërinë që të shkrihet Ministria e Integrimit.

?Shkrirja e Ministrisë të Integrimit për mua është gabim fatal. Do t?i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë për të qenë në BE zgjatën nëntë vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është vërtetë privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi është mosrespekt ndaj atyre që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme dhe afatgjate. Jam e nderuar që flas sot përpara jush si bija e Azem Hajdarit?, tha ajo.

Recommended