Report TV - Vlorë/ Arrestohen 3 të rinj, kundërshtuan policinë

  • 6 years ago
Policia e Vlorës ka arrestuar 3 të rinj, të cilët kanë kundërshtuar me forcë policinë e qytetit bregdetar, si edhe i kanë penguar të bëjnë detyrën.

Sipas policisë, janë ndaluar Olsi Hajno, Aleko Rustemaj dhe Henea Kamberaj janë ndërsa K.G ëshë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Policia ka bërë ndalimin e 3 shtetasve si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri për kundërshtimin e punonjësit të policisë.

Ndalohen shtetasit:
1- Olsi Hajno 26 vjeç, banues në Vlorë.
2- Aleko Rustemaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
3- Henea Kamberaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shpallet në kërkim shtetasi K.G.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për ngjarjen e ndodhur më datë 23.08.2018, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Aleksandrisë", ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar ata të ushtrojnë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236 dhe 25 të K.Penal.

Recommended