Report TV - Korçë/ E dashuruar me lulet, 80-vjeçarja kthen oborrin e pallatit në lulishte

  • 6 years ago
Pasionet e njerëzve janë nga më të ndryshmet. Por një 80 vjeçare nga Kosova duket se i tejkalon pritshmëritë e kujtdo. Kimete Bylykbashi është personazhi i vecantë që ?Report Tv? ka vendosur të nxjerrë në pah, duke treguar historinë që ajo ka. E moshuara me origjinë nga Suhareka e Kosovës, prej vitesh jeton në qytetin e Korçës. Në jetën e saj ajo ka hasur shumë vështirësi por që e kanë bërë edhe më të fortë. Pasioni i veçantë që ajo ka, janë lulet.

80 vjeçarja ka krijuar e vetme një lulishte të vogël në lagjen ku banon në Korçë. Një lulishte që mesa duket ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët nuk humbin rastin ta përgëzojnë.

I trishtë mbetet për të fakti se si ajo ka vazhduar ?traditën? e luleve pas bashkëshortit të saj i cili nuk jeton më. Me lot në sy nënë Kimetja tregon se si vendosi të vijonte përkujdesjen mbi lulet e shumëllojshme.

Ideja e kopshtit ka qënë e tim shoqi. I kishte shumë qejf trendafilat. Donte t?i hidhte pleh por u sëmur dhe u shtrua në spital. I thashë, t?ja hedh unë plehun luleve por më tha jo. Kur të dilte nga spitali do t?ja hidhte vetë. Pas 2-3 ditësh vdiq.

Nga ajo që më tha se do ta bënte vetë më ka shtyrë që të punoj më shumë në kopësht. Më pyesin në marr ilaçe dhe i përgjigjem se këto janë ilaçet e mia.

Kimete Bylykbashi
Kënaqësia e madhe që lulet i japin të moshuarës nuk ka të krahasuar. Një ndjesi që sipas saj përçohet edhe tek banorët e tjerë të lagjes. Çdo mëngjes nënë Kimetja del nga shtëpia dhe shkon tek lulishtja modeste, por tepër me vlera për t?u kujdesur për lulet. Duke filluar nga ujitja e tyre e deri tek prerja e luleve të dëmtuara apo të thara.