Report TV-‘Çmendet’ çmimi i domateve në Tiranë, 50% më i lartë se në Korçë

  • 6 years ago
TIRANE-Në pikun e sezonit fruta perime si domate e tranguj kanë një çmim më të lartë nga normalja. Çmimet variojnë nga 100 lekë për kg/domate deri në 140 dhe 160 lekë/kg në varësi të cilësisë. Edhe trangujt kanë një çmim të lartë deri në 100 lekë/kg por ka dhe prej atyre tregtarëve që i shesin me 80 lekë/kg.

Këto çmime të lartë kanë prekur Tiranën ndërsa jashtë kamerave disa nga tregtarët e pyetur shprehen se shkak për çmimet e larta është bërë mungesa e produktit pasi është vështirë të gjesh domate në këtë sezon thonë ata.

ReportTv ka intervistuar dhe tregtarët në Korçë të cilët shprehen se në këtë periudhë ata e tregtojnë domaten me 60 deri në 70 lekë për kg duke fituar nga 15 deri në 20 lekë. Ndërsa në Tiranë çmimi i domates arrin në dyfshin e atij që shitet në tregun e Korçës.

Recommended