Lirohet nga autoritete greke biznesmeni Edmond Bego

  • 6 years ago
Autoritete greke kane liruar biznesmenin Edmond Bego i arrestuar 6 ditë më parë duke u kthyer nga pushimet në ishullin e Korfuzit në pikën kufitare të Qafë-Botës.

Interpol Roma i ka kthyer përgjigje policisë greke ku konfirmon se 49-vjeçari nuk kishte probleme me ligjin dhe nuk kishte dënim për të shlyer ne vendin fqinj për akuzën e trafikut të drogës. Për këtë arsye Bego është lënë i lirë dhe pritet që të rikthehet ne Shqipëri pas marrjes së sendeve te tij personale. Ky është edhe urdhri i lirimit i autoriteteve greke i siguruar nga Tv Klan.

Recommended