Qindra materiale filmike edhe fotografike, djali i Ilia Tërpinit rrëfen të pathënat e të atit
  • 6 years ago
Ilia Tërpini njeriu i dashuruar pas kamerës që në fëmijëri, ka lënë pas një thesar. Një thesar, në të cilin është gjithë historinë e Shqipërisë nga viti 1959 në ish-Kinostudion Shqipëria e Re, deri në momentet e fundit që u nda nga jeta në korrik të vitit 2018. Gjendemi në studion e tij, të cilën e ka ndërtuar në vitin 1994. Nuk ngjan me asnjë studio tjetër fotografie. Të gjitha sendet që ka përdorur janë aty. Dashuria e fortë, që kishte për aparatin edhe kamerën, duket në çdo objekt fotografik dhe filmik. Në këtë intervistë për kamerën e ?Reporttv? djali i tij fotograf, Zhani Tërpini, na rrëfen të pathënat e Ilia Tërpinit.

Babai largohej shpesh nga shtëpia dhe nga familja. Këto largime kanë qenë të vazhdueshme, qëkur ai ka filluar punë për herë të parë në ish-Kinostudion ?Shqipëria e re?, si operator. Largimet e tjera kanë qenë një javë, dy muaj, më shumë ka qenë larg shtëpisë, se brenda. Por këto largime kanë bërë që pavarësisht se ai ishte larg, qëndronte afër me vëllanë me mamanë, me mendime dhe ndihmë. Kjo distancë, me aktualitetin që babai nuk jeton edhe nuk është afër familjes është një thyerje, goditje me të cilën duhet që të mësohet. Në kuptimin që është afër nesh gjithmonë edhe zëri i tij është një gjë që vjen, sepse ka lënë shumë mësime edhe edukatë që janë brenda trurit tonë.

Zhani Tërpini, djali i Ilia Tërpinit
Recommended