Helmohen 44 dasmore, AKU bllokon lokalin

  • 6 years ago
Ushqimi i konsumuar në tre dasma të ndryshme në të njëjtin lokal, në qytetin e Elbasanit, i shkaktoi probleme dhjetëra dasmorëve, të cilët përfunduan me helmim në spital.   44 persona morën  trajtim mjekësor, ndërsa 3 raste u transferuan në spitalin infektiv në kryeqytet.

Jo vetëm gjatë ditës, por fluks të të helmuarve kishte edhe në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Autoritetet spitalore thonë se pacientët kishin të vjella, këputje, diarre dhe dhimbje koke.

Nëndrejtor i Qendrës Spitalore ?Xhaferr Kongoli?, Luan Rrapi tha: "Të gjitha analizat janë marrë, përveç biokimikadhe koprokultura, që është një analizë që del pas 2-3 ditësh nga Instituti në Tiranë, që do të na japë një të dhënë se kush është shkaku".

Dyshimet janë për helmim nga salmonela. Pas inspektimit në lokalin ?Laguna Blu", ku ishin mbajtur dasmat, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi bllokimin e aktivitetit,  si dhe një gjobë në vlerën e 700.000 lekëve.

Gjatë inspektimit u sekuestruan produkte ushqimore me bazë mishi e bulmeti, të cilat mbaheshin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Tv Klan

Recommended