Helmohen 44 dasmore, AKU bllokon lokalin

  • 6 years ago
Ushqimi i konsumuar në tre dasma të ndryshme në të njëjtin lokal në qytetin e Elbasanit u shkaktoi probleme dhjetëra dasmorëve të cilët përfunduar me helmim në spital.

44 persona kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa 3 raste janë transferuar në spitalin infektiv në kryeqytet.

Jo vetëm gjatë ditës, por fluks të të helmuarve kishte edhe në orët e vona të mbrëmjes.

Autoritete spitalore thonë se pacientët kanë patur të vjellja, këputje, diarre dhe dhimbje koke.

Dyshimet janë për helmim nga salmonela. Pas inspektimit ne lokalin ?Laguna Blu" ku ishin mbajtur dasmat  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi bllokimin e aktivitetit  si dhe një gjobë në vlerën e 700.000 Lekëve.

Gjatë inspektimit u sekuestruan produkte ushqimorë me bazë mishi e bulmeti të cilat mbaheshin në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Recommended