Vlorë, plumba pronarit të biznesit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të shtënat me armë zjarri alarmuan turistë dhe qytetarë të shumtë në qytetin e Vlorës.



Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës pranë Universitetit ?Ismail Qemali? në lagjen ?Skelë?.



Pronari i një dyqani ushqimor i shpëtoi mrekullisht plumbave në drejtim të tij pas një konflikti per arsye banale. Policia tha se autor është një 50 vjeçar, ndërsa po punohet per te zbardhur motivin e sakte se perse ai kërkoi te vriste pronarin e biznesit.



Sipas bluve, dyshohet se autori kishte njohje me një nga punonjëset e dyqanit, pranë të cilit ndodhi ngjarja, ndërsa qëlloi 5 herë me armë zjarri.



Autori ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, ndërsa që të dy janë shpallur në kërkim.

Recommended