Korçë, në kërkim të pronarit të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë i ndaluar për lëndën narkotike të kapur në fshatin Bulgarec të Korçës. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona, të cilët kanë lidhje miqësore dhe fisnore me Jetnor Gungon, pronarin e banesës ku u gjet sasia e drogës.



Por dëshmitë e tyre nuk kanë sjelle asgjë të re në lidhje me trafikun. Ndërkohë policia është në kërkim të 45-vjeçarit, qe dyshohet se fshihet në fshatrat e juglindjes.

Jetnor Gungo prej vitesh jetonte i vetëm në banesën e tij në periferi të fshatit.

Në momentin kur është kapur sasia prej 686 kg kanabis, ai ndodhej në një prej lokaleve të fshatit. Kane qenë banoret e fshatit që e kanë lajmëruar 45 vjecarin për kontrollin e policisë.

Sapo është njoftuar për aksionin, ai është larguar duke mundur ti shpëtojë policisë.



Kontrolli ne banesën e Jetonr Gongos erdhi pas një denoncimi të bere ne portalin e komisariatit dixhital, se ne atë vend fshihej një sasi e madhe hashashi

Gungo është babai i dy fëmijëve dhe pas divorcit jetonte vetëm ne kushte te vështira ekonomike.

Kjo është sasia më e madhe drogës e gjetur ne një banese ne juglindje të vendit, pasi rastet e tjera janë kapur ne pikat kufitare.