Report TV - VIDEO ekskluzive/ Momenti i shpërthimit të autoçisternës në Itali

  • 6 years ago
Itali- Një person ka vdekur dhe të paktën 55 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autocisternë e mbushur me lëndë djegëse në zonën Borgo Panigales, në Bolonjë. 

Ambulanca të shumta shkuan në zonë për të shpëtuar të plagosurit, ndërsa forca të shumta zjarrëfikëse janë ende në përpjekje për të zbutur flakët. Helikopteri i zjarrfikësve po merr ujë nga lumi i Rinit për të shuar flakët.Sipas mediave italiane shpërthimi ndodhi rreth orës 14:00, ku një kamion cisterne nafte u aksidentua me disa makina në autostradën e Casalecchio. Shpërthimi ka shembur pjesërisht urën në të cilën po kalonte autocisterna.Një kamion dhe një autobus me 16 turistë humbën kontrollin nga rrjedhja e naftës në asfalt.  Të plagosur kanë mbetur pasagjerët e autobusit.

Recommended