Lojërat e Fatit/ Ahmetaj-Metës: Ndoshta e ktheve padashje ligjin, unifikuam procedurat e tatimit

  • 6 years ago
Pas kthimin nga Presidenti të ligjit ?Për të ardhurat?, ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila ka sqaruar se ndryshimet e propozuara në ligj për tatimin mbi lojërat e fatit nuk sjellin asnjë ndryshim apo relaksim të tatimit për kategoritë e lojërave të fatit nga ligji i vitit 2015.

Sipas kësaj Ministrie, bëhet fjalë vetëm për unifikimin e procedurës së tatimit, për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit. Ndryshimi prek vetëm Lotarinë Kombëtare, e cila me ligjin e vjetër ka qenë e përjashtuar dhe tatohej sipas një ligji të veçantë në masën 10%.

?Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshem për të gjithë. Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëherë do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore?, shkruhet në sqarimin e Ministrisë.

Në të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatimi mbi të ardhurat është 15%. E vetmja kategori që bënte përjashtim nga ky rregull ishte Lotaria Kombëtare, e dhënë me ligj të veçantë nga Qeveria Berisha në vitin 2013, nr. 95/2013 ?Për miratimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë ?Oesterreichische Lotterien? Gmbh, nëpërmjet shoqërisë ?Olg project? Shpk, sipas të cilit kjo kategori lojrash është e tatueshme në masën 10%.

Recommended