Veliaj: Kemi njerez qe i thone jo progresit

  • 6 years ago
Refuzimin e kreut të shtetit për të dekretuar ligjin që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri dhe polemikat që lindën pas këtij vendimi kryebashkiaku Veliaj e  komentoi gjatë nisjes së punimeve për një kënd të ri lodrash në Tiranë.

?Një nga arsyet pse kemi sot këto gërr-vërret e vogla është sepse kemi njerëz që janë rritur keq, nuk janë mësuar të luajnë në skuadër, nuk janë rritur duke menduar pozitivisht, nuk janë rritur që të shikojnë më të mirën, por ku të gjejnë hapësira për t?i përçarë njerëzit, për t?i ndarë ata, për t?i thënë jo progresit, për t?u trembur nga gjërat e reja. Kjo është arsyeja pse kemi këtë debat sot.?

Veliaj thotë se janë qytetarët e kanë të lehtë  ta bëjnë dallimin mes njërës dhe tjetrës palë.

?Për të gjithë ata njerëz që mund të kenë ende dyshime, duhet t?i bëjnë një pyetje vetes kur shikojnë kundërshtarët e projekteve të bashkisë dhe të qeverisë në televizor: Këta që kundërshtojnë çdo gjë, çfarë kanë bërë për mua? Kanë ndërtuar ndonjë çerdhe? Kanë ndërtuar ndonjë shkollë? Kanë mbjellë këta ndonjë pemë??

Pengesa që solli mosdekretimi i ligjit sipas kryebashkiakut vetëm sa shtyn në kohë fillimin e punimeve.

?Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? Gjasat janë që ata që po ndërtojnë dhe transformojnë Tiranën, do të vazhdojnë ta bëjnë diçka të tillë apo jo? Përgjigja është po, ne do të vazhdojmë ta ndryshojmë Tiranën.?

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen për aktorët dhe regjisorët që sipas tij mbështesin zhvillimin e Tiranës.

Tv Klan

Recommended