Report Tv - Ndeshje e veçantë në Vlorë/ Të burgosurit luajnë futboll me të rinjtë e Flamurtarit

  • 6 years ago
Nën masa të rrepta sigurie dhe forca të shumta policie, mbrëmjen e djeshme në ambientet e stadiumit Flamurtari është zhvilluar ndeshja miqësore e futbollit midis të burgosurve të burgut të Fierit dhe të rinjve të Flamurtarit.
Një event kulturor i cili kishte si synim ndërgjegjësimin e të dënuarve, duke i trajtuar jo si të dënuar por si pjesë e shoqërisë, pasi ata shumë shpejt do të jenë jashtë, dhe do të rikthehen në mjediset tona.

Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm familjarë të të dënuarve, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Cuko, presidenti i Flamurtarit dhe drejtues të lartë të Policisë.

Mbas ndeshjes e cila përfundoi 2-1 në favor të të dënuarve Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve është shprehur se ky event është një risi për të dënuarit të cilët shumë shpejt do jenë të lire.