Veliaj: “Teatri” kalon në shtator - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kthimit nga presidenti të ligjit për Teatrin, Erion Veliaj thotë se në shtator ai do të miratohet sërish nga parlamenti. Duke shprehu mirënjohjen për komunitetin e  artistët, kreu i bashkise siguroi se ndryshimi në Tiranë do të vijojë.



?Unë besoj se shumica dërrmuese, jo vetëm e aktorëve dhe e tiranasve, por shumica dërrmuese e qytetarëve nga Kamza, nga Shkodra, që panë atë karikaturë të djeshme, duan që në fakt Kamza të bëhet si Tirana dhe jo Tirana si Kamza; duan që Shkodra të bëhet si Tirana dhe jo anasjelltas. Ndaj, besoj se Tirana nuk ka nevojë të marrë leksione nga ata që janë të mbytur në ujë dhe nga ata që janë të mbytur në plehra. Tirana ka nevojë që të vazhdojë të bëjë ato punë të mira që ka bërë. Të vazhdojë me progresin, me energji pozitive dhe optimizëm?.



Kreu i Bashkise  siguroi se Tirana do të rikuperojë kohën e humbur edhe në rastin e projektit të Teatrit të Ri.

 ?Në fund të vitit do kthehemi këtu e do gjejmë një tjetër kënd lojërash të transformuar, e do themi: Sa mirë që nuk humbëm kohë! Ne vërtet po humbasim 40 ditë kohë, por ama do ta rikuperojmë edhe kohën e humbur. Në një qytet që ka humbur vite të tëra, çdo ditë është e çmuar dhe për këtë kemi keqardhje, por ama do ta rikuperojmë me shumë guxim. Dua të falenderoj të gjithë ata që duan që Tirana të ecë përpara dhe t?ju premtoj që përsa më përket mua, dhe gjithë miqve tanë, kolegëve, do të punojmë fort që Tirana të vazhdojë në drejtimin e duhur?.



Kreu i Bashkisë ndoqi punimet për këndin tjetër të  lojrave që do të ngrihet në pjesën jugore të parkut të liqenit. 5500 metra katror sheshi rekreativ do ti  shërbejnë shume prej banorëve që jetojnë në zonën e Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik apo Liqenit të Thatë.

Recommended