Veliaj: Teatri nuk negociohet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është kthyer sërisht çështjes së Teatrit, ndonëse rezitenca e disa prej artistëve dhe aktivisteve vazhdon. Veliaj deklaroi se ndertimi i nje godine dinjizotoze eshte i panegociueshem. ?Teatri do të bëhet, ky është një angazhim edhe një përkushtim i pazëvendësueshëm e i panegociueshëm. Të gjithë ata që mundohen të bllokojnë këtë proces më kujtojnë se janë i njëjti grup që kanë qenë edhe tek lodrat te liqeni, edhe te Pazari i ri, edhe kur kemi ndërtuar shkollat, edhe kur ndërtuam bulevardin, edhe kur punuam për zgjatimin e Lanës, edhe kur bëmë Bulevardin e Kasharit. Pra, është i njëjti grup i cili shëtit dhe thotë mos prek këtë, mos prek atë?Këto deklarataVeliaj i bëri ndërkohë që inspektoi këndin e ri te lojrave ku shprehu angazhimin që edhe në këtë mandat të dytë të vijojë puna me investime të tilla. Aty ku vë dorë Bashkia e Tiranës, jo vetëm që del në dritë, jo vetëm që është bërë më e pastër, por vjen jeta. Kur kemi kaluar në këto lagje, thonë s?ka kalamaj, por kur ndërtohet një kënd lojërash, krejt papritur dalin me qindra fëmijë. Shumë hapësira më përpara kanë qenë të zaptuara, me ferra, ose me kioska. E di që për dikë që është mësuar t?i bjerë qylit 20-30 vjet, ndoshta nuk i vjen mirë kur ne ia pastrojmë, por ama duhet të kuptojmë që përfitojnë qindra e qindra familje dhe fëmijë. Kështu që, për fëmijët ia vlen çdo investim dhe çdo debat që mund të kemi për lirimin e një hapësire publike?.Sipas Veliajt 30 qershori ishte edhe një referendum për atë që do të jetë Tirana e së nesërmes. Kryebashkiaku siguroi se premtimet e fushates do te realizohen te gjitha deri ne fund te mandatit.

Recommended