Teatri/ Meta kthen ligjin në parlament: Ja 9 shkeljet që duhen rishqyrtuar

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar. Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për shqyrtim të dekretit. Sipas Presidentit, ligji shkel parimet e barazisë dhe nuk është në harmoni me parimet kushtetuese. Ligji cënon parimet e Konventës evropiane të trashëgimisë kulturore, thuhet mes të tjerave në njoftim.

Presidenti Meta ka renditur 9 pika sipas të cilave, projektligji për teatrin duhet rishqyrtuar në parlament. Presidenti ka ngritur si shqetësim edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Pak orë më parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi presidentin Ilir Meta se në rast se do dekretonte ligjin në heshtje, atëherë do të ishte pjesë e asaj që Basha e quajti ?grusht shteti?.

"Shkelja e të gjithë mekanizmave ligjorë, dekretimi në heshtje është pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për cdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile."-u shpreh Basha në një bashkëbisedim me gazetarët.

Ditën e djeshme, një grup i gjerë artistësh i drejtuan një peticion Presidentit Ilir Meta, ku i bënin thirrje të dekretonte ligjin për Teatrin.

Pas vendimit të Presidentit Meta, ligji pritet të kthehet për diskutim në komisionet parlamentare, e më pas të kalojë sërish për rivotim në parlament.

Recommended