Report Tv - Qentë e rrugës problem në Elbasan, qytetarët: Jemi të rrezikuar

  • 6 years ago
Qentë e rrugës në qytetin e Elbasanit janë shndërruar në një shqetësim serioz për qytetarët. Situata paraqitet më problematike në orët e vona të mbrëmjes, kur qentë shfrytëzojnë errësirën dhe rrugicat e lagjeve për të sulmuar.

Si pasojë nuk kanë munguar as qytetarët e lënduar, kryesisht fëmijët. Veçanërisht mëngjeset dhe mbrëmjet turma qensh lëvizin lirisht në të gjithë qytetin, përfshirë edhe qendrën e tij. Qytetarët shprehen se ndjehen të mjaft të rrezikuar. Ata kërkojnë ndërhyrjen e organeve kopetente dhe grumbullimin e tyre në qendra të posacme dhe më pas sterilizimin.

Veterineri Bledian Oga që disponon një klinikë për qentë në Elbasan shprehet në të njëjtën linjë me qytetarët teksa sheh si zgjidhje ngritjen e qendrave të grumbullimit dhe sterilizimit .

Në hyrjet e qytetit të Elbasanit në orët e para të mëngjezit janë parë furgonë që zbarkojnë qentë. Destinacioni i tyre mbetet enigmatik, ndërsa ata që e vuajnë janë padyshim qytetarët dhe imazhi i qytetit.

Recommended