Kryebashkiaku Veliaj publikon projektin e teatrit: Një ditë e re për Tiranën

  • 6 years ago
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar një video ku tregohet projekti fantastik i teatrit të ri Kombëtar në truallin ku sot është godina e rrënuar. Veliaj iu kërkon qytetarëve mbështetjen për progresin. ?Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian?, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Projekti i prezantuar në një nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, ?Bjarke Ingels Group? me qendër në Danimarkë, ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vet publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Teatri i ri do të ketë disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Më konkretisht do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon.

Recommended