Inagurohet nisja e punimeve për Bypass-in e Tepelenës, Rama: Më parë askush nuk ndalonte në Tepelenë

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama inauguroi sot nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Ai u shpreh se projekti i ri në infrastrukturë do të transformojë jo vetëm qytetin e Tepelenës, por të gjithë zonën. Gjithashtu, Rama u shpreh se në vjeshtë do të nis puna në Bypassin e Fierit, ndërsa ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë.

Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh. Më parë askush nuk ndalonte në Tepelenë, të gjithë donin të iknin. Kjo vepër e premtuar për dekada të tëra. Ka pasur një mungesë të përgjegjshmërinë në hartimin e projekteve. Në bashkëpunim me BB rimodeluam skemën e financimit. Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe brenda shtatorit, në rastin më të keq, në tetor nis puna në By passin e Fierit, ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë më shumë. Ka nisur puna në ditët e shkuara për By Passin e Milotit. Bypass-i e Tepelenës ka një plan që parashikonte. Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar ku vrima e zezë ku shkarkohen të gjitha flukset do të eliminohet.

Edi Rama
Rama nuk i kurseu akuzat për qeverinë Berisha gjatë fjalës së tij. Shefi i qeverisë tha se, qeveria paraardhëse i la rrugët rrugëve, ndërsa duke u ndalur te autostrada Tiranë-Elbasan theksoi se pasojat e inaugurimit për fushatë po i vuajmë tani.

Qeveria paraardhëse mori përsipër të gjitha rrugët dhe të gjitha i la rrugëve. Rruga Tiranë-Elbasan u hap me një tunel një kalim me bujë dhe më pas u ekspozua ndaj shembjeve duke na vënë në detyrim të bënim komplet projektin gjeologjik, një gjë e pabesueshme jo për një shtet, por edhe për një familje.

Edi Rama

Recommended