Një vit pas vdekjes së punonjësit të ujësjellësit në krye të detyrës, familjarët: Duam drejtësi

  • 6 years ago
Një vit pas vdekjes së punonjësit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, Kletos Çeliku, familjarët e tij ende kërkojnë drejtësi. Ata fajësojnë kryetaren e Bashkisë Shkodër, e cila po fsheh faktet e ngjarjes ndërsa thonë se do i drejtohen Vettingut, Arta Markut dhe nëse është nevoja çështjen do ta çojnë deri në Strasburg.

Nëna e të ndjerit thotë se djali i tij ka punuar 15 vite i siguruar në ujësjellës dhe ka vdekur në krye të detyrës për mungesë të pajisjeve të sigurisë dhe se Ademi nuk i ka sjellë as edhe një kurorë me lule.

Recommended