Korça plot me turistë të huaj e vendas, kryebashkiaku Filo: Organizojmë evente festive
  • 6 years ago
Korca është një qytet i njohur për traditën dhe kulturën e veçantë që mbart. Turistë të shumtë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e vizitojnë në çdo stinë të vitit. I quajtur ?Parisi i Vogel?, cdo ditë e më shumë ky qytet na sjell bukurinë, qetësinë dhe tradicionalitetin. Kudo te shkosh në qytet por edhe në fshatrat turistikë, takohesh me mikpritjen e korcarëve...që nga hotelet luksoze komode, deri te bujtinat e vogla ku presin miq dhe i bëjnë këta të fundit të ndihen ngrohtë si në shtëpinë e tyre. Atraksionet që ky qytet ofron janë të panumërta, dhe kjo ka sjellë rritje të turistëve të cilët nuk mungojnë qoftë edhe në një ditë jave. Kryetari i Bashkisë së Korcës tregon për Report Tv projektet e planifikuara prej tyre për të sjellë një atmosferë të veçantë për këtë sezon turistik.

"Pritet që edhe këtë verë, Korça të kthehet në top destinacionin e preferuar të vizitorëve. Projektet dhe aktivitetet e planifikuara do ta veçojnë qytetin juglindor nga qytetet e tjera të Shqipërisë dhe do t?i japin atij një imazh ndryshe nga vitet e tjera."

Kryetari i Bashkisë, Korçë, Sotiraq Filo
Recommended