Shtatori me diell/ Turistë të huaj vijojnë të pushojnë buzë Adriatikut
  • 3 years ago
Shtatori plot diell tërheq në plazhet e Adriatikut jo vetëm pushuesit ditorë, po dhe mjaft turistë të huaj që kanë mbërritur në mënyrë të pavarur dhe po shijojnë pushimet në plazhin e madh të Durrësit.


?Jam nga Maqedonia, por u zhvendosa në Cikago 25 vjet më parë. Së bashku me gruan time të re po festojmë këtu një fillim të ri në jetën tonë. U takuam 30 vite më parë po jeta na ndau për t?u bashkuar sërish. Jam i befasuar nga mikpritja shqiptare. Është bukur, shumë bukur. Kur të kthehem në ShBA do t?i tregoj të gjithëve që të vijnë këtu. Unë do të kthehem sërish.?

?Është shumë bukur. E dua këtë vend.?

?Jam nga Danimarka dhe vij këtu në Durrës e në këtë hotel çdo vit, pasi babai im është nga Shqipëria. Ccdo vit dhe pushimet i kalojmë këtu. Vend i bukur dhe hoteli shumë i mirë.?

Gordon Thomson është një skocez që ka zgjedhur Shqipërinë për të jetuar prej dy vitesh dhe po kalon disa ditë në plazhin e Durrësit ku është surprizuar dhe nga stafi i hotelit ku po qëndron në përvjetorin e tij të martesës.

?Është hera e parë që jam në Durrës. Kam qenë në Razëm, Korçë, Berat, Sarandë dhe Gjirokastër. Më pëlqen shumë Shqipëria.?

Mikëpritja, ushqimi i mirë, shërbimi dhe plot të tjera e bëjnë Durrësin një destinacion të preferuar ndonëse për disa të tjerë ky vit ofroi kufizime të padëshiruara për shkak të sigurisë shëndetësore.

?Duke shpresuar që koha të vazhdojë kështu deri në fund të tetorit, kemi pasur kërkesa nga klientë të ndryshëm të hotelit që t?u sigurojmë më shumë zbavitje, po kemi hasur vështirësi me kufizimin e fashës orare të muzikës. Do të ishte me interes që ky vendim të rishikohej e të shtyhej, të paktën deri në orën 22.00 për të kënaqur pushuesit, edhe ata të huaj që duan të largohen me një përshtypje pozitive nga vendi ku kanë qëndruar.?

Por a do të cenonte kjo sigurinë shëndetësore të pushuesve, duke nxitur grumbullimet në hotele?

?Sigurisht që jo. Ne i ndjekim me përpikmëri rregullat për të garantuar mbrojtjen nga Covid dhe do jenë të njëjtat masa si deri në orën 20.00, po klientët do të zbaviten më shumë.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on ...
Recommended