Lirohet nga burgu Ismail Morina, fjalët e para të 'Ballistit': Rroftë shpirti i shqiptarit!

  • 6 years ago
Është liruar sot nga burgu kryetifozi kuqezi, Ismail Morina, i njohur si ?Ballist? Morina. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Morina përmes një postimi në ?Facebook?.

Morina ka hedhur një foto me Konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Bari të Italisë, ndërsa shpreh përgëzime të veçanta për të gjitha strukturat shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij.

Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time. I LIRË!! Rrofte shpirti i shqiptarit!! Ismail Morina (Ballisti).

Ismail Morina
Ismail Morina u akuzua nga Serbia për nxitje të urrejtjes mes popujve, pasi ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku u krijuan tensione të forta në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave.

Recommended