REPORT TV siguron VIDEON/ Momenti kur Panariti ndërron kartën e Bitrit me të Tavos në Kuvend

  • 6 years ago
REPORT TV ka siguruar videon që tregon momentin kur deputeti i LSI, Edmond Panariti, i ndërron kartën deputetit të pavarur, Robert Bitri, në Kuvend. Siç shihet nga videoja më poshtë e regjistruar nga kamerat e sigurisë, deputeti Panariti është kapur 'mat' teksa i ndërron kartën kolegut të tij, Bitri, për të krijuar parregullsi në votimin për projektligjin për Teatrin Kombëtar, i cili u kundërshtua nga opozita.
Pr.ligji u miratua të enjten e kaluar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, pas një seance maratonë, ku opozita kërijoi debate të forta dhe tension, si dhe tentoi të manipulonte votimin. Ka qenë Sekretariati i Kuvendit për Votimin që ka zbuluar sot dy deputetët e LSI, Endrit Braimllari dhe Edmond Panariti, të cilët ishin fiksuar nga kamerat e Kuvendit duke ndërruar kartën e deputetit Robert Bitri.

Recommended