Report Tv - Qeveria vendos për ndalimin e qeseve plastike, në Kukës vijon përdorimi

  • 6 years ago
Vendimi i qeverisë shqiptare për ndalimin e qeseve plastike i cili ka hyrë në fuqi që në datën 1 korrik, nuk po zbatohet në të gjitha qytetet e vendit.

Në Kukës, autoritetet e mjedisit nuk kanë ndërmarrë asnjë fushatë paraprake sensibilizuese për ndëshkimet që parashikon ligji në rast përdorimit të qeseve plastike. Tregtarët e Kukësit ende nuk kanë filluar aplikimin e qeseve të reja të riciklueshme.

Qytetarët kuksianë shprehen të gatshëm për përdorimin e trastave në dijeni të efekteve negative që përcjellin në mjedis qeset plastike.

Sipas vendimit të qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në treg do të lejohen vetëm qeset e riciklueshme të cilat u jepen blerësve kundrejt pagesës 5 deri në 10 lekë.

Për të gjitha subjeketet nga supermarketet e mëdha e deri të tregtarët e vegjël që nuk përdorin qese të riciklueshme, gjobat do të variojnë nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë.