Klosi i kënaqur: Prodhimi i qeseve plastike ka rënë me 70% - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV I pranishëm në një prej fabrikave të plastikës në Korcë, ministri Klosi tha se kanë nisur të ndihen efektet positive të vendimit të qeverisë për ndalimin, prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike të pariciklueshme edhe në Shqipëri.3 muaj pasi ky vendim është future në fuqi, sipas Klosit, ka të dhëna inkurajuesë të zbatimit të vendimit si tek bizneset, ashtu edhe tek qytetarët dhe në mjedis.Sipas tij, faktet tregojnë se numri i përdorimit të qeseve plastike ka rënë ndjeshëm dhe se tanimë qeset e reja plastike prodhohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, që garantojnë shëndetin e qytetarëve dhe një mjedis më të pastër."Prodhuesit e mëdhenj të produkteve plastike tregojnë sesi numri i përdorimit të qeseve plastike ka rënë me 70%."Për ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi, ky fakt dëshmon sesi qytetarët e kanë përqafuar këtë nismë të re ligjore, në dukje të pamundur, por në terren tepër të suksesshme.Megjithatë, ministri Klosi pranon se ka ende shumë për të bërë, për këtë arsye premton se aksioni për të eilinuar qeset e fundit plastike, nën 35 mikron, do të vijojë pa kompromis.
Recommended