Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësoren, arrestohet 32 vjeçari
  • 6 years ago
Pasi përplasi me makinë një 42-vjeçare, shtetasi Ervin Sherifaj, është arrestuar ditën e sotme nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor.

32 vjeçari, banues në Fier, ditën e djeshme ka përplasur këmbësoren me iniciale K.SH, e cila ishte duke kaluar rrugën dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 42-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit" parashikuar nga Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ervin Sherifaj, 32 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 04.07.2018, rreth orës 18:15, në lagjen "8 Shkurti" duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka përplasur shtetasen K.Sh, 42 vjeçe, e cila ishte duke kaluar rrugën.
Recommended