Shkrimtarja dhe avokatja e së drejtës ndërkombëtare: Francezët ende skeptikë për luftën në Kosovë

  • 6 years ago
Francezët janë skeptikë për luftën në Kosovë, ende sot e kësaj dite. I këtij mendimi është Diana Skrapari, autore e librit ?Lufta e Kosovës: Dhunimi i të drejtës humanitare në konfliktin e armatosur?. E ftuar sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, Skrapari e cila e ka botuar fillimisht librin në Francë ku dhe jeton prej 15 vitesh, tregoi se si u prit ky libër nga publiku në një vend, që e quajti NATO-n vrasës kur Aleanca e Atlantikut të Veriut ndërhyri në vitin 1999 për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga genocidi serb.

Franca është pak a shumë një vend serbofil. E mbaj mend mirë kur në vitin '99 ishin të shkruara parrulla "NATO vrasës", "Clironi popullin e Serbisë", dhe madje ka një propagandë shumë të madhe proserbe në Francë. Atje libri është pritur pak a shumë mirë , ka patur sukses, por gjithsesi francezët janë skeptikë për sa i pëket luftës se Kosovës, edhe sot e kësaj dite. Janë më tepër serbofil sepse shohin historinë e tyre, pavarësisht mbledhjes që u mbajt në Rambuje, dhe faktin që politikanët francezë ishin nismëtarë të goditjes së Natos kundër Serbisë. Ne kemi pikërisht ish presidentin francez Jacques Chirac, apo ministrin e punëve të jashtme të asaj kohe që mbështetën një sulm kundër Serbisë. Madje presidenti i asaj kohe Chirac i konsideroi sulmet kundër popullsisë shqiptare në Kosovë si barbarizëm

Diana Skrapari, studiuese
Autorja Skrapari theksoi ka patur një dezinformim të madh të publikut francez për atë që po ndodhte vërtetë në Kosovë, ndaj dhe për të ishte shumë e rëndësishme që të publikonte këtë libër në Francë, në mënyrë që francezët të ishin më të vetëdijshëm për krimet serbe në Kosovë. Diana Skrapari ka publikuar 9 libra në Francë në Shtëpinë botuese franceze Edilivre dhe 3 libra në Gjermani.

Recommended