Burrë e grua u asfiksuan në banesë, flasin fqinjët: Jemi të shokuar, mendja të kapërcen ndonjëherë

  • 6 years ago
Fqinjët e çiftit nga fshati Gjergjan i Elbasanit të cilët u gjetën të asfiksuar në banesë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërkohë që ngjarja dyshohet si vetëvrasje, shprehen se janë të shokuar nga kjo ngjarje.

Banesat ndodhen vetëm pak metra larg njëra-tjetrës dhe në momentin kur ata kanë parë të mbërrijë policia, janë shokuar. Ata shprehen për Report Tv se burrë e grua, Shyqyri (Vasil) Liçi 65 vjeç dhe Sabire Liçi, 60 vjeçe jetonin vetëm, pasi fëmijët e tyre ndodhen jashtë vendit. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit Brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme.

Na thanë që janë helmuar nga bombola e gazit, por sesi ka ndodhur nuk dimë gjë. Marrëdhëniet me fqinjët kanë qenë shumë të mira, s'kanë pas probleme. Me fëmijët nuk e di si i kanë pasur marrëdhëniet. S'kam ç'a të them.

Fqinj i familjes Liçi
U habitëm kur e morëm vesh. Burrin e zuri gjumi mbrëmë dhe u habitëm kur pamë që erdhi policia, nuk e dimë se nga erdhi. Mendja në kapërcen ndonjëherë. Fëmijët i ka të larguar.

Banore e zonës

Recommended