Komisioni i Ligjeve ndryshon mendje: Të ‘djegurit’ nga Vettingu mund të bëhen avokatë
  • 6 years ago
Tjetër ngërç në procesin e Reformës në Drejtësi. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka thënë sot në Komisionin e Ligjeve, se në Komisionin e Monitorimit ka 5 vende vakante.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se në këtë Komision kanë aplikuar vetëm Sajmir Visha dhe Artan Spahiu.

Në këto rrethana, Komisioni i Ligjeve ka rihapur thirrjet për të plotësuar vendet vakante. Në komision ka patur debate për Ligjin e Avokatisë. Shkak është bërë një propozim për të lejuar çdo gjyqtar dhe prokuror të ?djegur? nga Vettingu, në fushën e avokatisë.

Socialisti Fino ka thënë se kjo është e papranueshme, pasi Kuvendi s?mund të bëhet strehë e atyre që djeg Vettingu.

Debatet e plota:

Fino: S?mund ta pranoj këtë

Shahmeti: T?i pushkatojmë?

Fino: Si mund të bëheni strehë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i djeg Vettingu.

Haxhia: Ke të drejtë morale, por bie ndesh me të drejtën për të ushtruar profesionin

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi projektligjin për profesionin e avokatit. Projektligji është votuar vetëm nga mazhoranca, pasi deputetët e Partisë Demokratike, kanë munguar në Komision.

Mazhoranca rreth 2 muaj më parë, po në Komisionin e Ligjeve, përmes kryetarit Ulsi Manja, pas debateve me deputetin Bashkim Fino, tha se ata  të larguarit nga sistemi i drejtësisë, s?mund të hyjnë nga dritarja, ndërsa sot ky projekligj është mbështetur në Komision.
Recommended