Report Tv - Zgjedhjet lokale, tension brenda opozitës, LSI i merr komisionerët PR

  • 6 years ago
Zhvendosja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni me Partinë Socialiste në aleancë me Partinë Demokratike do të prodhojë kosto politike për Partinë Republikane, aleaten tradicionale të demokratëve. Efektet e para të kësaj kostoje do të ndihen në zgjedhjet lokale të 2019, kur Partia Republikane do të humbasë të drejtën për t?u përfaqësuar me komisionerë në komisionet e administrimit të zgjedhjeve, për shkak të pozicionit politik të LSI. Këtë të drejtë e fiton LSI. Edhe nëse LSI nuk e finalizon marrëveshjen parazgjedhore me Partinë Demokratike, ajo nuk e humbet statusin e partisë së dytë më të madhe në opozitë, ku për rrjedhojë do të përfaqësohet me anëtarë në të gjitha komisionet zgjedhore. Këtë status, në zgjedhjet e kaluara, e kishte Partia Republikane. Kjo ndoshta është edhe arsyeja se pse kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur në vijimësi se LSI nuk është në koalicion me Partinë Demokratike. Ndërkaq, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, theksoi për Shqiptarja.com se në bazë të përbërjes së Parlamentit pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet me komisionerë në komisionet zgjedhore. ?Për komisionet e tjera ndryshon çështja. Lëvizja Socialiste për Integrim ka të drejtë të propozojë nga një anëtar në komisionet e administrimit të zgjedhjeve si partia e dytë më e madhe në opozitë?, thotë Kume. Ndërsa sa i takon, anëtarëve të KQZ, Kume pohon se nuk është e përcaktuar. ?Sipas ligjit thuhet se anëtari i pestë dhe i gjashtë propozohet nga partitë e vogla të krahut përkatës, mazhorancës ose opozitës. Nuk thuhet nga kjo parti. Kjo varet se kush do të ketë mbështetjen dhe fuqinë më të madhe për ta realizuar. Për partitë e vogla në ligj nuk ka asnjë lloj përcaktimi për rendite sipas fuqisë së votave të tyre?, pohon Kume. Në bazë të parashikimeve të Kodit Zgjedhor dhe përbërjes së Kuvendit, të drejtën për t?u përfaqësues në komisionet e administrimit të zgjedhjeve e kanë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe LSI.

Recommended