Rudina/ Jolanda Dhamo tregon mes lotesh humbjen e bashkeshortit (28.06.2018)

  • 6 years ago
Ajo është një këngëtare e njohur e viteve ?80 dhe mjaft e dashur për publikun.
Por prej vitesh Jolanda Dhamo ka ndërtuar jetën e saj larg Shqipërisë, në Athinë. Por gjatë festave të fundvitit, Jolanda përjetoi një humbje të madhe në famije, ndarjen nga jeta të bashkëshortit Arqilea Martopullo. E ftuar sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan këngëtarja tregoi mes lotësh se në momentin që mori lajmin po përgatitej për një concert në Durrës ndërkohë që bashkëshorti ishte në Athinë.
?Ai nuk i kishte mbushur ende 60 vjeç. Unë isha në një koncert në Durrës, isha bërë gati dhe i them një shoqes time për të dalë se më hahej diçka e ëmbël. Në moment më bie telefoni, ishte kunati im, më thotë: ?Lola Arqilea është shumë rëndë?. Siç e kisha bakllavanë në dorë më ra në tokë. E mora sërish në telefon dhe më tregoi që Arqilea kishte ndërruar jetë. Ashtu si isha u nisa të kërkoj biletë për të ikur sa më shpejt. Atje ishin mbledhur të gjithë njerëzit tek shtëpia e kunatës. Për 6 ditë unë nuk e kam parë sepse trupi i tij ishte në morg. Unë kam humbur njeriun më të afërt, e kisha gjithçka. Ai ka përballuar gjithë jetën me mua, është e vështirë të jetosh me një këngëtare. Ai kishte probleme me zemrën dhe në moshën 40-vjeçare ka pësuar një infarkt shumë të rëndë dhe doktorët i thanë për operacion. Por ishte shumë i mbajtur, merej me sport, bënte palestër?, tha Dhamo.

Recommended