Rudina - Rolando Lekaj tregon historine e dashurise me vajzen milionere kineze! (30 Qershor 2020)
  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #RolandoLekaj

Në këtë pjesë të dytë do të zhvendosemi virtualisht në Shanghai, Kinë ku do të lidhemi nëpërmjet Skype me Rolando Lekaj, një shqiptar nga Lezha i cili është bërë i famshëm në eventin më të madh në Amfar, Kanë si shqiptari që bëri blerjen më të "çmendur" prej 1.6 milionë euro mes shumë të famshmëve që morrën pjesë në këtë ankand, për një koleksion fustanesh.

Ai ka nisur rrugëtimin e tij në Kinë si model e tashmë është një sipërmarrës i suksesshëm. Rolando është i martuar me një prej sipërmarrëset më të famshme në Kinë, Tereza Lekaj dhe kanë një djalë. Do të flasim me të në lidhje me një nisme që ai së bashku me bashkëshorten kanë bërë duke dhuruar 300 mijë maska për vendin tonë por do te flasim edhe për karrierën dhe jo vetëm.

Rolando Lekaj jeton në Kinë prej 8 vitesh ku ka punuar si model në Kinë. Ai është i martuar me Tereza Lekaj, sipërmarrësen e famshme në të gjithë botën jo vetëm në Kinë, që shpesh është komentuar për pasurinë e saj në fushën e bukurisë pasi ka kompaninë më të madhe, ku në çdo qytet të Kinës ka një klinikë apo spital ku kryen operacione Plastike.
Ata kanë një djalë që e quajnë Roywen Lekaj (2-3 vjeç).
Kur coronavirusi u përhap në Kinë, Rolando bashkë me familjen udhëtoi në Dubai, më pas në Shqipëri për tu rikthyer në Kinë sërish. Ai jeton me bashkëshorten, Tereza Lekaj dhe djalin në Hangzhou, Shanghai.

Rolando Lekaj me bashkëshorten Tereza Lekaj nepermjet Ambasades Kineze ne Tirane kanë dhuruar 100 mije maska per siptalin Lezhe, Bashkine dhe Drejtorine e Policise dhe 200 mijë maska për spitalin Nënë Tereza.
Rolando është bërë i njohur më së shumti në eventin e Amfar 2018 në Kanë ku surprizoi jo vetëm miliarderët botëror, por të gjithë personazhët më të famshëm që marrin pjesë në këtë event pasi ofroi shifrën më të lartë për koleksionin e përbërë nga 30 fustane të Carine Rotfield. Për 1.6 milion euro, Roland Lekaj mori bonus dhe puthje nga super modelet e momentit.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended