Rudina/ Jolanda Dhamo flet për pasionin për motorat (14.09.17)

  • 6 years ago
Këngëtarja shqiptare Jolanda Dhamo ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, nga ku ndryshe nga herë të tjera rrëfeu për pasionin e saj për motorat.
Dhamo tha se ka blerë motorin e parë në Greqi në moshën 20-vjeçare. Pasioni për motorat e ka bërë këngëtaren të guxojë të udhëtojë pa patent nëpër Greqi, nga ku tregon se edhe është aksidentuar, por kurrë nuk ka lënë motorin.
?Në 1991 jam larguar në Greqi dhe tre vite më pas kam blerë motorin e parë, kur kam qenë 20 vjeç. E kasha fiksim, e mora me gaz, të ri dhe kushtoi goxha. Motorin e kam marë pa patur patentë, mu duk sikur fluturoja. Motori është i rrezikshëm. Motori është arsyeja e veshjes time sportive. Kam bërë dy aksidente me motor, isha në një kishë, duke u kthyer. Ktheva kokën pas dhe aty u aksidentova keq, dëmtova dorën dhe këmbën? tha Dhano.

Recommended