Stop - Abritrariteti i drejtoreshes, heq pa motiv punonjesen nga puna: Te ankohet! (27 qershor 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-213-sezoni-3/

Elisabeta Gjoka, specialiste auditi në Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve Nr. 2, u ankua në emisionin ?Stop? se është hequr nga puna në mënyrë arbitrare nga drejtoresha Zhanina Dapi, pa dhënë një argument ligjor.

?Në vitin 2015 jam emëruar specialiste auditi nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili ka si kompetencë emërimin dhe shkarkimin e auditëve. Në datën 30.04.2018, me ardhjen e drejtoreshës së re, rikonfirmohem si specialiste auditi. Në datën 08.06.2018, drejtoresha Zhanina Dapi ka firmosur një njoftim, ku më lajmëron që duhet të shkëpus marrëdhëniet e punës, por pa motivacion, vetëm mbështetur në nenin 144 të Kodit të Punës? , rrëfeu specialistja e auditit.

Ajo gjithashtu tha se ka kërkuar takim me drejtoreshën Zhanina Dapi, por kjo e fundit nuk e ka pritur. Këtë fakt, zonja Gjoka e provoi edhe nëpërmjet regjistrimeve audio me sekretaren.

Dita 1

Qytetarja ? Është drejtoresha aty?

Sekretarja ? Po!

Qytetarja ? A fole gjë, apo t?i shkruaj?

Sekretarja ? Fola, por është e zënë!

Qytetarja ? Ah, ok!

Dita 2

Qytetarja ? Përshëndetje! A ka mundësi që të flisni pak me drejtoreshën?

Sekretarja ? Është e zënë.

Qytetarja ? Është në takim? Po dje nuk i the gjë që e prisja?

Sekretarja ? Po i thashë moj, pse e vini në dyshim?

Qytetarja ? Jo, nuk e vë në dyshim. Unë thjesht pyeta, meqë?

Sekretarja ? Pse pyet pra?

Qytetarja ? A më the që është e ngarkuar, është me njerëz?

Recommended