Sekuestrimi i eurove/ Eksperti Vladi: Paratë vijnë nga jashtë, i pastrojnë grupet kriminale

  • 6 years ago
Pas sekuestrimit të 3.4 mln euro nga policia ditën e djeshme në portin e Durrësit, eksperti i ekonomisë, Hekuran Vladi, i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se ato para vijnë nga jashtë dhe se burimin e kanë nga organizata kriminale shqiptare, të cilat veprojnë në Europë. Eksperti Vladi theksoi se paratë janë sjellë për t?u pastruar në Shqipëri.

Paratë që vijnë nga jashtë, 90% është nga organizata kriminale shqiptare që veprojnë në Europë. Ata i sjellin për ti pastruar në Shqipëri. Paratë shkojnë për ndërtim dhe blerje të pasurive të patundshme.

Hekuran Vladi, Ekspert Ekonomie

Recommended