Report TV - Policia vendos 175 gjoba në Tiranë, ja shkeljet që ju marrin më qafë

  • 6 years ago
Policia e Tiranës ka vendosur sot gjoba për automjetet që nuk u japin përparësi këmbësorëve dhe ?shkelin? sinjalizimin rrugor. Policia Rrugore ka proceduar administrativisht 117 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues automjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Njoftimi i Policisë.

Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masa administrative drejtues mjetesh për mosrespektim të së drejtës së kalimit të këmbësorëve në vija të bardha dhe për shkelje të sinjalizimit rrugor.

Vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve nga shëbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve , në zona të ndryshme të kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve. Kontrrollet fokusohen në rrugën e ?Durrësit? dhe rrugën e ?Elbasanit? dhe disa segmente të tjera ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues automjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Recommended