Ekspertiza rrëzon pretendimet për dhunë ndaj Enea Ftojt, zv/Ministrja Kuko viziton familjen e tij

  • 6 years ago
Drejtoresha e SHÇBA Anila Trimi bashkë me zv.ministren e Brendshme Romina Kuko dhe zv/ drejtoreshën e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ishin në familjen e të ndjerit, Enea Ftoj që humbi jetën rreth një muaj më parë në komisariat, ndërsa të afërmit akuzojnë policinë për dhunë.

Anila Trimi deklaroi se sipas ekspertizës, i riu nuk ka humbur jetën nga dhuna e policisë. Por familja është e bindur se ishte dhuna e policisë që solli vdekjen e Enea Ftojt. Babai i të ndjerit u shpreh se do të bëhet zhvarrimi për të bërë sërish ekspertizën, ndërsa shtoi se nëse nuk bëhet drejtësi do të bëjë vetëgjyqësi.

Recommended