Zv/Ministrja Kuko, inspekton sallën e DVP: Vlerësoj punën tuaj

  • 6 years ago
Gjatë pasdites së sotme, Zv/ministrja Romina Kuko, e shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj dhe nga Zv/drejtori për Sigurinë në DVP Tiranë, Drejtues Dhimitraq Ziu, inspektoi sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku janë të instaluara një sërë aplikacionesh në shërbim të qytetarëve, si numri unik 112, Komisariati Dixhital, kamerat e sigurisë, kamerat e turpit të punonjësve të policisë etj.

Shefi i Sallës Operative Klodian Bilushi, ka bërë një ekspoze të funksioneve që kryhen në këtë sallë, si dhe të punës për përballimin e fluksit të telefonatave dhe raportimeve, qoftë tek numri unik 112, ashtu edhe tek Komisariati Dixhital.

Më tej punonjësja e turnit e Komisariatit Dixhital, Xhoi Kutrolli, ka shpjeguar mënyrën si funksion marrja e denoncimit dhe gjithë procedurën deri në kthimin e përgjigjes nga punonjësi i policisë, për zgjidhjen e shqetësimit që është raportuar nga qytetari, të cilit i ruhet anonimati.

Recommended