Dosja e vrasjes së Hajdarit? Vendimi në 21 qershor, Haxhia: Di shumë gjëra që Berishës i djegin

  • 6 years ago
TIRANE-Në datë 21 qershor do të vendoset nëse do të rihapet dosja e vrasjes së Azem Hajdarit, pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili u ekstradua rreth një muaj më parë nga Turqia. Haxhia ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit 1998, ngjarje për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor.

Ashtu si në seancën e kaluar edhe sot, Izet Haxhia ka kërkuar që të pranohet kërkesa e tij për ballafaqim me Sali Berishën në gjyq, ndërsa paralajmëruar se do të flasë, pasi di shumë gjëra për ish-kryeministrin. 

Prokurori që është në sallë është shërbëtor i Berishës. Ekstradimi im si interesonte qeverisë Berisha, u arrestova dhe ndaj meje u ndoqën të njëjta procedura gjyqësore si me Aldo Baren. Ai u ekstradua ndërsa unë jo deri sa ndryshoi sistemi, përse kjo. Kjo ka ndodhur sepse unë di shumë gjëra që Berishës i djegin shumë ngjarje, shumë krime që do flas nëse më jepni të drejtën. Ndaj kërkesa ime është më rigjykoni.

Izet Haxhia

Izet Haxhia sot para gjykatës së Tiranës

Bashkim Nikolla, avokati i Izet Haxhisë ka bërë apel që askush të mos tentojë të devijojë rrjedhën normale për të rigjykuar vrasjen e deputetit Azem Hajdari, pasi sipas tij kushdo që bën të kundërtën thjesht bënë një krim duke mbrojtur padrejtësinë.

Në fund gjykata vendosi që të shtyjë seancën me arsyetimin e mbërritjes nga arkivi të dosjes hetimore të hetuar Izet Haxhisë. Në seancën e kaluar avokati i Haxhisë Bashkim Nikolla paraqiti një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.

Recommended