Report Tv - Armëmbajtje pa leje dhe kultivim kanabisi, policia arreston 2 persona në Vlorë

  • 6 years ago
Një operacion i koduar ?Stroke? ka çuar në pranga dy shtetas, ku njëri ishte i shpallur në kërkim dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.

Është kapur shtetasi Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.546 datë 25.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ''Kultivimi bimëve narkotike''.

38 vjeçari Elton Gërdhuqi lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte në qytet me një mjet tip ?Jaguar? në të cilin posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një automjet tip ?Jaguar? dhe një armë tip pistoletë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kultivimi bimëve narkotike'' dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?, parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Recommended