Djegia e mbetjeve në Fushë-Krujë, kryeplaku Halili: Ndotje alarmante, shkak i sëmundjeve tumoriale

  • 6 years ago
Djegia e mbeturinave urbane pa kriter në Fushë- Krujë, ka bërë që tymrat dhe gazrat helmuese të pushtojnë të gjithë qytetin dhe fshatrat. E gjithë kjo situatë është krijuar për të mos lejuar rritjen e pirgjeve të mbeturinave, ndërsa përgjegjësinë për këtë e ka firma e pastrimit.

Bashkia e këtij qyteti jashtë kamerës shprehet se duhet një ndërhyrje nga qeveria për krijimin e një landfilli të mirëfilltë dhe larg zonave te banuara. Ndërsa kryeplaku i fshatit Halil, shprehet se nga kjo ndotje alarmante vetëm në këtë fshat kanë vdekur rreth 15 persona me sëmundje tumoriale .

Mbi 70 mijë banorë vazhdojnë të thithin gazrat helmuese me veti të lartëkoncerogjene. Po ashtu edhe liqeni i Bacungut në të cilin laheshin dikur banorët e zonës, është tërësisht i ndotur nga mbetjet që derdhen në të.

Problemi mbetën edhe furrat e gëlqeres dhe fabrikat e çimentos. Në këtë mënyrë nuk po shkatërrohet vetëm pasuria mjedisore, por edhe ajo ujore.

Recommended