“Vrasesi” i heshtur i banoreve te Durresit

  • 6 years ago
Në veri të Durrësit shkarkohen çdo vit mbi 70 mijë tonë mbetje urbane. Kjo është pamja nga lart e vendgrumbullimit në Porto Romano, ku depozitohen mbetjet e Durrësit, Shijakut dhe Kavajës.
Mbeturinat janë shpërndarë pa kontroll, ndërsa hapësira prej 17 hektarësh nuk plotëson asnjë kriter. Zona nuk është e rrethuar dhe gjatë ditës sheh familje në nevojë që mbledhin sende të riciklueshme.

Mbi 45 mijë banorë po thithin çdo ditë dioksidin e karbonit, i cili përhapet në ajër nga asgjësimi i mbeturinave me anë të djegies. Sëmundjet e provokuara nga helmet kanë nisur të shfaqen.

Nxënës të shkollës 9-vjeçare "Met Hasa", por edhe studentë të kampusit të ri universitar, përveçse dijes, marrin edhe ndotjen që shkaktohet nga ky masiv mbetjesh.

Puna e Bashkisë së Durrësit ka mbetur tek konstatimi i fakteve dhe hartimi i projekteve. Jashtë kamerave ata thonë se janë financiarisht të pafuqishëm për të ngritur një landfill. Institucionet vendore të janë të pafuqishëm edhe në menaxhimin e plazheve të prekura nga hedhja pa kriter e mbetjeve urbane.

Tv Klan

Recommended