Cutillo: Akzuat e opozites per drejtesine, te pabazuara

  • 6 years ago
Përplasjet dhe akuzat politike, ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo i sheh normale në një sistem demokratik, por ai kërkon më shumë solidaritet mes palëve në raport me Europën. Thotë se i gjen të pabazuara akuzat e opozitës se për vënien e sistemit të ri të drejtësisë në dorën e mazhorancës, por ngre si shqetësim bllokimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë europiane, ndoshta s?ka askund. Është reformë e thellë dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk më rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqetëson është fakti i mos-kompletimit të Gjykatës Kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting. Por natyrshëm ky është çmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë".

I pyetur për çështjen ?Tahiri?, ambasadori italian përgjigjet shkurt. "Di që në Katania është një proces që po ecën përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju".

Nga Shkodra, kryediplomati italian shpreh besim për çeljen e negociatave duke theksuar punën e bërë në reformën në drejtësi. Ambasadori italian komenton edhe qeverinë e re italiane duke theksuar se nuk sheh arsye për ndryshimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Romës.

Recommended