Debate te ashpra te 'Media' mes Luçiano Boçit e Fidel Yllit - 'Mbylle gojën, rrugaç, halabak'

  • 6 years ago
Raportimi i kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi, për lëndimin që mori në protestën e 26 majit, është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhroancës dhe opozitës

Pas raportimit të Kasmit, deputeti socialist, Fidel Ylli kërkoi fjalën, por Vokshi i kërkoi të priste radhën. Ylli përmendi protestën e 21 janarit ku siç tha ai u plagos një gazetar, ndërsa katër kolegë të tjerë të tij u shpallën nga Sali Berisha puçistë pse ndodheshin në ambientet e një kafeje përballë Kryeministrisë. Por i menjëhershëm ishte reagimi i Luçiano Boçit dhe gjatë debatit me Fidel Yllin ata i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët 'rrugaç', 'halabak' dhe 'ordiner'.

Debati te komisioni i Medias:

Fidel Ylli: Kam 40 minuta që dëgjoj dhe nuk ndërhyra, tani dua fjalën.

Albana Vokshi: Ule zërin, ti mua nuk më bërtet.Distancohuni nga dhuna, e ka thënë edhe BE. Keni 24 ditë kohë, këshillojeni kryeministrin që të fillojë dhe të plotësojë kriteret, të mos ushtrojë dhunë, të mos mbyll portalet, distancohuni nga dhuna.

Fidel Ylli: A mbarove tani? Në 21 janar berishia shpalli puccistë 4 gazetarë që po rrinin te dy godiat përpara Kryeministrisë... Jeni vrasës, keni vrarë në 21 janar.

Albana Vokshi: Fol për dhunën e ushtruar me urdhër të Ramës dhe Xhafajt.

Fidel Ylli: Ju jeni vrasës. Ai (Bledi Kasmi) bën viktimën këtu...

Luçiano Boçi: Mbaj gojën ti. Mbylle gojën, rrugaç.

Fidel Ylli: Lucciano Boccit: Pusho ti halabak, langaraq, ordiner.

Albana Vokshi-Fidel Yllit: Fol për ç'a të duash, por ne nuk na fyen dot.

Recommended