Momenti shoqërimit të Luçiano Boçit nga policia e Elbasanit

  • 5 years ago
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi së bashku me disa protestues të tjerë opozitarë kanë pritur kryeministrin Edi Rama me protesta dhe i kanë bllokuar rrugën eskortës gjatë vizitës pasditen e sotme në fshatin Linas të Mollasit në Elbasan.

Në një moment situata është tensionuar duke sjellë ndërhyrjen e policisë për të hapur rrugën nga protestuesit që të kalonte eskorta. Boçi kundërshtoi thirrjet e policisë për të hapur rrugën, ndërsa u shoqërua nga efektivët deri te makina, por më pas u la lirë. Ish-deputeti demokrat akuzon se nëndrejtori i policisë së Elbasanit Albert Nushi e kërcënoi me jetë.

Nushi në kohën kur ishte drejtor i Policisë së Fierit, u përfshi në përgjimet e dosjes "Babale 2", pasi Fredi Alizoti që pretendon se ka bërë zërin e vëllait të ish- ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka pasur komunikime telefonike me drejtorin, Albert Nushi.

Recommended