Report Tv - Humb jetën 32-vjeçarja në Shkodër, u ndje keq në dasmë

  • 6 years ago
Dasma kthehet në mort në Shkodër. Një 32-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta mbrëmjen e sotme në fshatin Melgushë të Shkodrës. Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat por nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Edhe pse është tentuar t'i jepet ndihma e parë nga të afërmit, pasi në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë, 32-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se Jozefina Çefaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Recommended